Policia me apel, të kujdesemi për mbrojtjen personale

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 1 Qershor, 2020 11:38

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, apelon qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, që tërsishtë ta respektojnë Urdhëresën e qeverisë për mbrojtje personale të fytyrës, për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse shkaktuar nga virusi korona, percjell Gostivari Sot 

Sipas kësaj urdhërese, secili person fizik shtetas i vendit apo i huaj, detyrohet që të mbaj mbrojtje personale gjatë daljes nga shtëpia, gjatë lëvizjeve nëpër vende publike, apo në hapsira të hapura apo të mbyllura, nëpër tregje, transport publik, gjatë hyrjes nëpër objekte të mbyllura si (shitore, banka, posta, institucione shëndetsore e kështu me rradhë).

Mbajtja e mburojës së fytyrës është e detyrueshme përveç se: nëse përdoren pajisje të veçanta
mbrojtëse, në korniza të kryerjes së detyrimeve të tyre të punës, nëse qëndrohet në obor të shtëpisë,
nëse je me biçikletë ose në mënyrë individuale meresh me sport në vende të hapura, nëse udhëton me veturë bashkë me pjestarët e familjes me të cilët jetoni bashkë, dhe nëse je në vende të hapura ku
kushtet e lejojnë distancën fizike, prej dy ose më shum metra nga personi tjetër.

Mbrojtja e fytyrës don të thotë mbulimi i hundës dhe gojës me maskë, shami, shall ose ndonjë
materijal tjetër prej pambuku.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, ju rrikujton se gjoba për mos mabjtjen e mbrojtësve të fytyrës,
sipas urdhëresës së lartëpërmendur, është 20 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizik, dhe
2000 euro për persona juridik, plus 500 euro për personin përgjegjës.

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, në periudhën e ardhëshme do të vazhdoj me implementimin e kësaj urdhërese dhe në mënyrë efikase do të sanksionoj mosrespektimin e saj,gjegjësishtë shkeljen e saj. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 1 Qershor, 2020 11:38