Policia konstaton shumë parregullësi në trafik!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:46 Updated

Të enjten nga ora 07:00 deri në ora 12:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të kamionëve, në të cilë janë konstatuar dhe sanksionuar 4 automjete (Tetovë) me defekte në pajisjet e frenimit, 2 (Tetovë) me defekte në pajisje tjera, 1 (Tetovë) me mbingarkesë dhe 3 (Tetovë) mangësi të tjera teknike.

“Gjashtë nga automjetet e sanksionuara janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, ndërsa 7 drejtuesve të tjerë (Gostivar) u janë përgatituar urdhërpagesa adekuate për kundërvajtje për shkelje të ndryshme në trafik”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Policisë rajonale. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:46 Updated