Policia konstaton parregullsi në disa automjete që kryejnë transport publik të udhëtarëve
Të martën nga ora 11 deri në ora 16 në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar 3 automjete (TE) me parregullsi në frena dhe 1 automjet (GV) pa kontroll të jashtzakonshëm teknik.
Veturat me defekte teknike menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj shoferëve janë përpiluar parashtresat e parapara me gjoba në të holla, të cilat për këtë lloj kundërvajtje arrijnë në 400 euro në kundërvlerë në denarë.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 4 (TE) kundërvajtje të tjera në trafik.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë me intensitet të pazvogëluar edhe këtë muaj vazhdon me
kontrollet e shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet jashtë dhe në vendbanim.
Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, në rajonin e gjerë të Tetovës janë shqiptuar gjithsej 5714 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar kurse në Gostivarë janë shqiptuar 3161 masa të tilla, ndërsa 3418 automjete janë ngritur nga “shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës për parkime të kundërligjshme, gjegjësisht të gabuara, kryesisht në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta”, në zonën e kryqëzimeve dhe në vende të tjera të ndaluara.
Shpejtësia dhe parkimi i parregullt, veçanërisht në zonën qendrore të Tetovës, do të jenë objektiva
prioritare në ditët në vijim dhe të gjithë shkelësit do të sanksionohen në mënyrë adekuate. Flaka