Policia konstaton 669 shkelje në trafik gjatë muajt Maj në Gostivar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 2 Qershor, 2020 12:22

Gjatë muajit maj të këtij viti, pjestarët e policisë nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë- Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, në rajonin më të gjërë të Gostivarit, gjithsej kanë konstatuar dhe sanksionuar 669 shkelje në trafik, numër ky 2,5 herë më i vogël i shkeljeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, në bazë të Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, nga trafiku kanë qenë të laraguara 66 vetura.

Numri më i madhë i veturave të larguara nga trafiku (60) kanë qenë për shkak të regjistrimit të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 5 vetura janë konstatuar parregullsi teknike, në të shumtën e rasteve pajisje
të parregullta të frenimit (ndalimit), kurse tek një veturë është konstatuar mbingarkesë.

Muajin e kaluar nga trafiku kanë qenë të larguar 91-vozitës, prej të cilëve 65 kanë drejtuar automjetin
pa patentë shoferi, 5 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 12-vozitës fillestarë, 8 me kategori të
papërshtatshme sipas llojit të automjetit që kanë drejtuar dhe një me masë mbarojtëse ,,Ndalesë” e
cila ka qenë aktive në momentin e kontrollit në trafik.

Shkeljet e konstatuara në trafik gjatë muajit maj, janë rrumbullaksuar me 214 fletëpagesa për
kundërvajtje dhe 61 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, ndërsa përkohësishtë janë konfiskuar
13 patenta shoferi si dhe 42 leje qarkullimi (libreza të automjeteve).

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 2 Qershor, 2020 12:22