Policia gjeti drogë tek një i mitur nga Tetova
Dje (01-nëntor) rreth orës 14:05, në rrugën “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria një të mitur nga Leshka e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur marihuanë dhe një dërrmues.
Rasti po dokumentohet dhe ndaj të miturit do të përgaditet kallëzim përkatës.