Policia e Tetovës sërish gjeti drogë
Punonjësit policorë të SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (07-nëntor) rreth orës 23:30, në rrugën “Savo Tasevski” në Tetovë, kanë privuar 25-vjeçarin A.A. nga Jellovjani i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer është gjetë lëndë pluhuri e bardhë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.