Policia arreston 50 vjeçarin nga Gostivari, kishte vjedhur
Dje (29-tetor) në ora 13 e 30 minuta, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin
R.Gj. (50) nga Leunova e Gostivarit, i cili më parë kishte kryer vjedhje të rëndë në një depo të një objekti hotelierik në Hanet e Mavrovi, që është
raportuar në ora 10.00 në SPB-Tetovë nga pronari i objektit R.S. (65) nga Mavrova.
Çështja ndaj personit R.Gj. është duke u zbardhë, kështu që do të pasojë parashtresë adekuate. Gostivari Sot