Policia arreston 35 vjeçarin në afërsi të pagesës rrugore në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2022 10:57

Policia arreston 35 vjeçarin në afërsi të  pagesës rrugore në  Gostivar

Pjestarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, mbrëmë (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës, për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2022 10:57