Policia arrestoi 48 vjeçarin nga Reçani

Dje rreth orës 12 e 10 minuta në lagjen Cigllane të Gostivarit, zyrtarët të Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë privuar nga liria personin F.R. (48) nga Reçan i Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 30 nëntor të këtij vit në fshatin Reçan ai ka kryer grabitje.
Pas dokumentimit të çështjes sot (3 dhjetor) me një parashtresë adekuate i njëjti do të sillet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar. GS