Plan strategjik për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe tokës

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 9 Qershor, 2020 14:34

Në kuadër të iniciativave ekologjike për mbrojtje të ambientit jetësor, Komuna e Gostivarit ka përpiluar një plan strategjik për mbrojtje të ajrit, tokës dhe ujit me disa ide që tashmë janë konkretizuar. Disa nga pikat e caktuara të investimeve tashmë janë funksionale, ndërsa dhe shumë të tjera pritet të realizohen në të ardhmen. Zudi Xhelili, nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit sqaroi se aktualisht në Gostivar ka 4 stacione matëse për nivelin e ndotjes së ajrit, ndërsa në plan janë që të vendosen dhe dy të tjerë. Ai sqaroi se Komuna ka ndërmarrë dhe nismën për subvencionim të qytetarëve me inventer për ngrohje dhe biçikleta, me qëllim që të ulet niveli i ndotjes në qytet.

Xhelili u shpreh se investimi i dytë sipas pakos ekologjike përfshinë dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta në qytet, konkretisht rregullimin e shëtitores pranë lumit Vardar.

Xhelili sqaroi se në kuadër të pikave të ndërmarra ekologjike janë dhe projekte të ndryshme me karakter mbrojtjen e ambientit. Ndër to përmendet dhe një plan strategjik që do merret me mbrojten e ujit, tokës dhe ajrit në territorin e Gostivarit.

Ndryshe, nga dita e djeshme Komuna e Gostivarit ka publikuar dhe thirrjen për subvencione me biçikleta për qytetarët. Të interesuarit informacione më të detajizuata mund të gjejnë në webfaqen e Komunës, gostivari.gov.mk

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 9 Qershor, 2020 14:34