Pikturat e fëmijëve me nevoja të veçanta u shitën në ankand
Tridhjetë e pesë vepra u shitën në ankandin e heshtur filantropik të pikturave dhe fotografive nën moton “Ankandi për veprim” i organizuar nga shoqata “Bashakrisht mundemi” mbrëmë në Gostivar.
Midis blerësve ishin menaxherë të disa ndërmarrjeve, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë që iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë.
Punimet për të cilat ai bëhej oferat ishin krijuar nga anëtarët e shoqatës “Bashkarisht mundemi” nën mentorimin e artistëve të njohur gostivaras. Në ankand u përmend se një nga qëllimet e tij është inkurajimi i filantropisë dhe solidaritetit dhe sensibilizimi i publikut për nevojat e personave me aftësi të ndryshe.