Pezullohet nga puna gazetarin rus që bëri thirrje për “djegie të fëmijëve ukrainas”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 19:39

Transmetuesi shtetëror rus RT, ka pezulluar një nga prezantuesit e tij, Anton Krasovky, pasi i njëjti bëri thirrje “për djegien dhe mbytjen e fëmijëve ukrainas”.

Deklaratat e tij bën bujë në rrjete sociale.

I njëjti ka kërkuar falje.

Në intervistë, Krasovksy thotë: Vetëm mbytni ata fëmijë, mbytni.

Ai gjithashtu, bëri shaka edhe për ushtarët rusë që dhunojnë gjyshe ukrainase.

Kryeredaktorja e RT, Margarita Simonyan i dënoi komentet e Krasovsky, duke i quajtur të egra e të neveritshme.

Ndërkaq, Ukraina ka akuzuar kanalin për “nxitje të gjenocidit”. Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili merret me krime të rënda, po heton tani komentet e Krasovsky, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ligji rus, nëse ka, mund të ketë shkelur.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 19:39