Përparësia në komunikacion nuk respektohet!
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në rrugët në këtë zonë, dje (26- shtator) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 është kryer aksion
kontroll për të drejtën e përparësisë së kalimit në komunikacion.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 12 shkelje (TE-6 dhe GV-6), shumica prej të cilave kanë të bëjnë me mospërfillje të së drejtës së kalimit në kryqëzime dhe në vendet ku janë vendosur tabela përkatëse.
Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe sipas nenit 41 të Ligjit për
siguri në komunikacionin rrugor do të përballen me gjobë e cila për këtë lloj kundërvajtje është 300 euro
në kundërvlerë në denarë.
Dje, gjithashtu në Tetovë kanë vazhduar me intensitet të shtuar aktivitetet për ballafaqim me
parkimet e paligjshme, gjegjësisht të gabuara, para së gjithash në zonën qendrore të qytetit. Gjithsej 32
automjete janë sanksionuar dhe ngritur nga “shërbimi komunal i merimangës”, kryesisht të parkuara në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në pjesë të trotuareve dhe në zonën e kryqëzimeve.
Aktivitete të tilla janë planifikuar edhe në ditët në vijim, veçanërisht pranë shkollave dhe objekteve të
institucioneve të tjera publike.