Përparësia e këmbësorëve nuk përfillet nga drejtuesit e automjeteve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 11:24

Përparësia e këmbësorëve nuk përfillet nga drejtuesit e automjeteve

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje nga ora 06:00 deri në ora 11:00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve, transmeton Gostivari Sot

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 14 shkelje (TE-10 dhe GV-4).

“Numri më i madh i shkeljeve (11) ka të bëjë me moslejimin e kalimit të këmbësorëve nëpër vendkalimet e
shënuara të këmbësorëve, si dhe janë sanksionuar 13 lloje të tjera të trafikut të këmbësorëve (TE-6 dhe
GV-7). Për të gjithë kundërvajtësit janë përgaditur urërpagesa adekuate për kundërvajtje dhe për këtë
lloj kundërvajtjeje do të përballen me gjoba nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa
për mosdhënje përparësi kalimi këmbësorit në vendkalim të shënuar parashihet pezullim i përkohshëm i patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, njoftuan nga Policia.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë rikujton drejtuesit e mjeteve që gjithmonë t’u japin përparësi
kalimit të këmbësorëve, veçanërisht në vendkalimet e shënuara, udhëkryqet dhe kur lëvizin në rrugë që
nuk kanë trotuare të formësuara.

Nga ana tjetër, këmbësorët këshillohen të kenë kujdes ku kalojnë rrugët dhe të mos lëvizin e të ndalojnë në rrugë. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 11:24