Përgatiten vendime të reja për izolim të 8 personave nga Gostivari

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 1 Tetor, 2020 12:12

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (30.09./1.10.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 147 personave (TE-84 dhe GV-63) janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, u përgatitën vendime të reja për izolim për 8 persona (GV) kurse janë kryer kontrolle ndaj 394 personave (TE-263 dhe GV-131) me vendime të tilla ku është konstatuar se 1 person nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, nuk e ka respektuar vendimin dhe do të përballet me sanksionet e parashikuara ligjore.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 1 Tetor, 2020 12:12