Përdorimi i telefonëve problem serioz në komunikacion
Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë gjithsej 350 masa (TE) dhe 82 (GV) për drejtim të automjetit duke biseduar në celular.
Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjoba, e cila për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, arrin në 40 euro në kundërvlerë
në denarë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për zbulimin dhe
sanksionimin e shpejtë dhe efikas të kundërvajtjeve të tilla dhe sërish apelon drejtuesit e mjeteve që të
përmbahen nga përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit, kryesisht për biseda apo dërgim të
mesazheve.
Sepse përdorimi i telefonave ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin dhe vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe vë në rrezik sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Kjo, veçanërisht nëse lëvizin me shpejtësi dhe në vende me frekuencë më të madhe të automjeteve dhe këmbësorëve.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës këshillon drejtuesit e mjeteve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të përshtasin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht që pason periudha ku na presin ditë me lagështi dhe të ftohta.