Për skandalit me patenta, vjen edhe reagimi i Qeverisë

Për skandalin e ryshfetit për marrjen e patentë shoferit ka reaguar kabineti i zv/kryeministrit për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nikollovski për Alsat tha se janë të njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria për dyshimet për korrupsion gjatë marrjes së lejeve për vozitje. Ai apeloi që qytetarët të denoncojnë dyshimet për korrupsion.
“Institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe gjatë dyshimit më të vogël për korrupsion ata duhet të denoncojnë, kurse organet përgjegjëse të veprojnë sipas ligjeve, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet e tjera ku ka dyshime për korrupsion. Në gjithë procesin e detektimit të korrupsionit është me rëndësi zëri i qytetarëve sepse para ligjit janë të gjithë njësoj pas çdo shkelje pason përgjegjësia- deklaroi Lupço Nikollovski, Zëvendëskryeministër.
Ndërkaq qytetarët vazhdojnë të denoncojnë në redaksinë tonë përvojat personale. Në kushte anonimiteti rrëfejnë se për dhënien e testit të vozitjes në qytet kanë dhënë nga 200-300 euro, ndërsa pretendojnë se janë “rrëzuar” qëllimisht për disa herë nga komisioni. Alsat ishte te Poligoni i qytetit, por askush nuk deshi të prononcohet për denoncimet.
“Qendra e poligonit të vozitjes në Tetovë është sikur e blinduar dhe nuk lejohet asnjë kamera nga afër të incizoj apo të pyes kandidatët për problemet, të cilët raportojnë në mënyrë të fshehur në rrjetet sociale.”