Për një Çift, shpenzimi i udhëtimit për në Haxh këtë vit do të kushton 13.100 euro!
Bashkësia Fetare Islame bëri të ditur se çmimi për një arazhman për Haxhin 1444/2023 është 6.550 euro. Për një çift të besimit Islam shpenzimi i udhëtimit dhe qëndrimit atje do të kushton 13.100 euro, pa përfshi paratë që do t’i marrin me vete për dhurata dhe shpenzime të tjera gjatë qëndrimit atje, shkruan Flaka.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet fetare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, kostoja më e lartë për udhëtim në vendet e shenjta Islame është në Maqedoninë e Veriut, respektivisht nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së. Një vit më herët çmimi për haxh ishte 5.700 euro. Për një vit, në Maqedoninë e Veriut rriti çmimin për 850 euro.
Sivjet, në Kosovë kryerja e Haxhit do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Në Shqipëri tarifa e haxhit për këtë vit është 5800 Euro.
Maqedonia e Veriut u përket vendeve me rrezik të lartë të prekjes nga varfëria, ku më shumë se një e treta e popullsisë, gjegjësisht 32,6 për qind ose mbi 598.768 qytetarë përballen me vështirësi në sigurimin e mjeteve themelore të jetesës.
Nisur nga këto të dhëna statistikore sa i përket gjendjes sociale në Maqedoninë e Veriut, kostoja e lartë e shpenzimeve të caktuara nga BFI për zbatim të një nga pesë kushtet e Islamit, udhëtimit drejt vendeve të shenjta Islame, thuajse bëhet e papërballueshme për besimtarët. Flaka
A po bëhet luks udhëtimi në Haxh? Vjet 5700, sivjet 6.550 euro! BFI do të arkëton 13.296.500 euro
Udhëtimi në Haxh nga Shqipëri kushton 5800, nga Kosova 6.350, nga Maqedoni 6.550 euro!
Një e treta e popullsisë jeton në varfëri. Për shumë besimtarë Haxhi bëhet i pamundur!