Për arsye subjektive në Gostivar shtyhet për disa javë mbajtja e Flakës së Janarit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2023 15:35

Për arsye subjektive në Gostivar shtyhet për disa javë mbajtja e Flakës së Janarit!

Këshilli Organizativ i Flakës së Janarit në Gostivar, në një takim të zhvilluar unanimisht vendosi që organizimi këtij eventi kombëtar i cili mbahet në çdo 17 janar, do shtyhet për disa javë më vonë.

“Arsyeja e shtyrjes të këtij manifestimi mbar kombëtar, lidhet me ndërhyrjen kirurgjikale që kalojë me sukses veprimtari ynë i palodhur Luan Veliu, njëkohësishtë mbartës i Flakës të Janarit për rreth tre dekada në Gostivar. Fatmirësisht,duke patur për bazë si dëshmi informacionin teje pozitivë të personelit mjekësor se shëndeti i Kryetarit të Flakës së Janarit e të veprimtarit tonë Luan Veliu se është i qëndrueshëm dhe se në një kohë të shkurtër do të jetë rikuperuar plotësishtë, ne antarët e Këshillit Organizativ shpresojmë në mirkuptimin e qytetarëve anemban botës shqiptare për shtyrjen e organizimit të Flakës së Janarit e cila padyshim do të mbahet së shpejti në Gostivar. Aty ku në prezencë të Kryetarit tonë Luan Veliu,në mënyrë madhështore do të shënohet 27 vjetori i këtij evenimenti kombëtar. -Me respekt nga Këshilli Organizativ i Flakës së Janarit,15 janar 2023 Gostivar”, njoftuan nga Këshilli Organizativ i Flakës së Janarit në Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Janar, 2023 15:35