Pensionet do të rriten këtë muaj

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 21:28

Pensionet do të rriten këtë muaj

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka publikuar disa nga vendimet që Qeveria i miratoi në seancën e 89-të e cila u zhvillua sot.

Grubi nëpërmes një statusi mes tjerash ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët, kategori e cila sipas zëvendëskryeministrit të parë, në fund të këtij muaji do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 %.

Ai ka shkruar gjithashtu se marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, konkretisht deri më 31 dhjetorë.

Njoftimi i plotë:

Në seancën e 83-të të Qeverisë miratuam këto vendime të rëndësishme:

në fund të këtij muaji, pensionistët do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 % ;

marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, deri më 31 Dhjetor të këtij viti në tregtinë me shumicë dhe pakicë;

dërguam në procedurë parlmentare tekstin e Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve,me të cilin do të mundësohet rritje e pagave për kategorinë e ofruesve të shërbimeve në kopshtet për fëmijë për 15 %, si dhe përcaktohet që lartësia e pagës së tyre minimale të mos jetë më e vogël se 57 % e pagës mesatare;

miratuam tekstin e propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes vendit tonë dhe Komisionit Europian për IPA III, si dhe Informacionin për Marrëveshjen sektoriale me Komisionin Europian që definon mënyrën e realizimit të ndihmës financiare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes programit IPARD III;

shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë dhe komunave të vendit në sferën e diasporës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shtator, 2022 21:28