Pas rreth dy muajve, zhbllokohet xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 21:20

Pas rreth dy muaj me xhiro – llogari të bllokuar, Komuna e Gostivarit nga kjo javë i rikthehet normalitetit dhe investimeve. Puna e parë që është bërë, është asfaltrimi i një rruge në fshatin Banjicë e Epërme, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Rruga ka gjatësi prej gjashtëqind metra, ndërsa në të parprakisht janë kryer edhe të gjitha instalimet nëntoksore, sikurse ujësjellësi dhe kanalizimi. Kryetari Taravari ripërsëriti se bllokimi është bërë me qëllim, gjë e cila sipas tij, e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike si pasojë e krizës energjetike.

Thekson se muajve të fundit, pos sigurimit të rrogave dhe pagesës së faturave për rrymë, nuk mbeten para tjera në buxhet. Me planifikimin e buxhetit për viti e ardhshëm, Taravari tha se do të ketë më tepër investime infrastrukturore.

“Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka bërë investime, por nuk kemi bërë investime të mëdha sepse jemi munduar të kursejmë pasi që faturat e energjisë elektrike vijnë shumë të larta dhe ne pesë – gjashtë muaj paguajmë vetëm rrymë dhe rroga, plus bllokadat që na janë bërë rastësisht apo me qëllim, nuk e di, por besoj se kanë qenë me qëllim. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona, asnjëherë s’i kemi ndalë, por besoj se viti 2023 do të jetë vit me shumë më shumë investime sesa viti 2022”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2022 21:20