Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Top Lajme
  • Paralelja e futbollit në Gostivar, filloi selektimi i futbollistëve të rinj

Paralelja e futbollit në Gostivar, filloi selektimi i futbollistëve të rinj

Me respektim të distancës sociale, dezinfektim të atleteve dhe respektim të çdo rekomandimi mbrojtës ndaj pandemisë Covid 19, ka filluar nga sot selektimi i futbollistëve të rinjë, pranë Paraleles së futbollit në Gostivar. Anëtarët e rinjë që do të përbëjnë paralelen e gjimnazit, realizuan provat teknike përballë komisionit të akademisë të përbërë nga trajnerë nga FFM për të vijuar më pas me procedura të tjera. Argjend Beqiri përfaqësues i Federatës Futbollistike të Maqedonisë u shpreh se selektimi i futbollistëve të rinjë është nje proces klasifikues i cili mundëson të shihen talentët potencial për një karrierë te suksesshmë në futboll. Ai tha se pos nxënësve nga territori i Gostivarit, të drejtë aplikimi, kanë edhe nxënësit nga qyteti i kërçovës dhe Dibrës.

Beqiri sqaroi se kandidatët sot kryen vetëm provat teknike përpara komisionit me ç’rast dhe do të notohen.

Ndryshe në selektimin e sotshëm pjesëmarrës ishin 17 fëmijë. Kujtojmë se Paralelja e Futbollit në Gostivar deri më tani ka nxjerrë 4 gjenerata, një pjesë e të cilëve kanë krijuar karrierë të suksesshme profesionale. Nxënësit që vijnë nga qytetet më të largëta, do të mund ta akomodohen te internati i Gostivarit. Ndryshe, gjatë katër viteve, aq sa zgjat shkolla e mesme, nxënësit e kësaj paraleleje, pos mësimit të rregullt në shkollë, çdo ditë të javës, konkretisht katër ditë kanë stërvitje profesionale për futboll, një ditë ushtrime me klubin e tyre amë dhe gjatë fundjavës dy ditë zhvillojnë ndeshje.

Continue Reading

Previous: Kthehet në shtëpi banori i Gostivarit i cili u denoncua se ishte humbur
Next: Në rajonin e Gostivarit regjistrohet edhe një rast me CoVid-19

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Motociklistet Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

Motoçiklistët nuk respektojnë rregullat e trafikut!

IMG_9718 Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore

Në Pollog janë regjistruar 3 shkelje të orës policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.