“Parakalimi”, nuk respektohet në trafikun e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Janar, 2023 13:38 Updated

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, dje nga ora
12:00 deri në ora 16:00 kanë kryer aksion kontrollues për parakalim, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 6 kundërvajtje.

Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur uedhërpagesa për kundërvajtje dhe do të përballen me gjobat e parapara, të cilat për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion variojnë nga 45 deri në 250 euro në denarë.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës vazhduan aktivitetet e kontrollit, fokusi i të cilave ishte personat që drejtonin automjete pa dhënë provim për shofer dhe patentë të vlefshme për këtë, si dhe parkim të paligjshëm të automjeteve. Janë sanksionuar gjithsej 10 persona pa patentë shofer dhe 2 vozitës fillestarë, të cilët i presin gjoba prej 200 dhe 250 euro në denarë.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në fillim të vitit intensifikoi aktivitetet për rregull dhe siguri më të madhe me parkimin për shkak të frekuencës së theksuar të automjeteve këto ditë në këtë zonë dhe mbi të gjitha në disa rrethrrotullime në zonën qendrore dhe në dalje nga Tetova”, njoftuan nga atje.

SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të përmbahen nga parkimi i automjeteve në të
ashtuquajturat “rende të dyfishta”, por edhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

“Kujdes të veçantë duhet t’u kushtojnë ndriçimit të automjeteve të tyre dhe të kontrollojnë korrektësinë e tyre teknike, sepse në zonën e gjerë të Pollogut për një kohë të gjatë ka mjegull të dendur dhe kushte të vështira për qarkullim”, apelojnë nga SPB – Tetovë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Janar, 2023 13:38 Updated