Pandemia nuk e ka ndaluar punën e Kryqit të Kuq në Gostivar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Shtator, 2020 23:36

Kryqi i Kuq i Gostivarit ka qenë institucion për t’u marrë shembull për nga funksionimi dhe ndihma e ofruar gjatë pandemisë.

Për periudhë kohore prej tre muajsh kjo organizatë ka ndihmuar me ushqime dhe mjete higjienike rreth 4.500 familje sociale dhe ato të cilët kanë pasur goditje financiare të shkaktuar nga pandemia.

Janë ndihmuar edhe institucionet me mjete mbrojtëse dhe në këtë drejtim ndihma e fundit ka qenë për Spitalin e Gostivarit. Donacionin Kryqi i Kuq e ka siguruar nga LDS Kisha Amerikane, për nevojat e sallave për lindje pranë këtij institucioni shëndetësor.

Merita Alili – sekretare e Kryqit të Kuq në Gostivar sqaron se si organizatë gjatë kësaj periudhe, kanë pasur donacione të shumta nga biznesi dhe nga institucione të ndryshme, mesin e tyre edhe nga Komuna e Gostivarit.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq ka filluar edhe me trajnimet për ndihmën e parë për vozitës, e cila një periudhë u ndërpre. Alili thotë se ligjeratat zhvillohen nën masa të rrepta dhe me respektim maksimal të protokolleve nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Përpos pjesës sociale, Kryqi i Kuq angazhohet edhe për preventivë shëndetësore, për çka së shpejti do të fillojnë trajnimet e personave për asistent personal për personat me aftësi ndryshe.

E vetmja pjesë nga plani vjetor të cilin Kryqi i Kuq nuk ka arritur ta realizon sipas parashikimeve për shkak të pandemisë, ka qenë gjakëdhurimi.

Aktualisht Kryqi i Kuq i Gostivarit bën përgatitjet e fundit për shënimin e javës së PHV-së, e cila nënkupton trajnimin e të rinjëve për realizim të projekteve më të vogla, të cilat shërbejnë për vetëdijsimin rreth problemeve që shqetësojnë komunitetin dhe individët e për të cilat ofrohet ndihmë në drejtim të zgjidhjes së tyre. TV GLOBI

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 18 Shtator, 2020 23:36