Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • Pandemia në Evropë, rritje rekord infektimesh!

Pandemia në Evropë, rritje rekord infektimesh!

Rastet e koronavirusit arritën rekorde të reja këtë javë në Rusi dhe Gjermani, ndërkohë që Britania e Madhe planifikon që të zgjerojë testimet, ndërsa vendet evropiane përballen me infektime që po rriten shpejt dhe me shtim të shtrimeve në spital.

Vendet kanë marrë masa kufizuese për të ngadalësuar përhapjen që ka shkaktuar më shumë se 1.2 milionë viktima në glob, 270 mijë prej të cilave në Evropë.  Masa të reja hynë në fuqi të martën në Austri, Greqi dhe Suedi, pas një mbylljeje të pjesshme të vendosur në Gjermani të hënën dhe rregullave më të ashpra në Itali, Francë, Kosovë dhe Kroaci. Anglia përballet me një izolim thuajse total që nga e enjtja edhe pse shkollat dhe universitetet do të mbeten të hapura. Infektimet arritën kulmin në Rusi, ku autoritetet raportuan 18648 raste të reja të martën.

Kjo ishte dita e pestë radhazi me më shumë se 18 mijë raste të konfirmuara. Rusia ka shifrën e katërt më të lartë të të infektuarve në botë dhe 28 mijë viktima. Vendi hoqi shumë prej kufizimeve në verë dhe zyrtarët rusë thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor mund ta përballojë situatën. Sidoqoftë, raporte alarmuese ka patur nga spitalet për mungesa ilaçesh dhe punonjës të stërmunduar. Ndërkohë, Suedia, ku qeveria evitoi izolimet e vendeve të tjera duke e mbajtur shoqërinë të hapur, ka vendosur kufizime të reja në shkallë kombëtare mbi restorantet dhe kafenetë duke i urdhëruar ata që t’i shërbejnë vetëm klientëve të ulur, maksimumi tetë në tavolinë.

Vendi skandinav njoftoi kufizime lokale në tre rajone që përfshijnë qytetet më të mëdha të Suedisë.

“Po ecim në drejtimin e gabuar. Situata është shumë serioze”, tha kryeministri Stefan Lofven.  “Tani çdo qytetar duhet të marrë përsipër përgjegjësinë pasi kjo është shumë e rrezikshme”.

Vendi me 10 milionë banorë ka raportuar 134532 raste dhe rreth 6 mijë viktima. Holanda ka vendosur izolime të pjesshme dhe thotë se rezultatet janë të dukshme. Rastet e reja sipas zyrtarëve kanë rënë me 5 përqind.

Continue Reading

Previous: Ja kur do merrni parat nga pakoja e katërt ekonomike
Next: Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike

Të ngjashme

auto_11615067675 Pas fitores ndaj Osasunës, Barcelona regjistron një rekord të ri në La Liga

Pas fitores ndaj Osasunës, Barcelona regjistron një rekord të ri në La Liga

Policia-kosove Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

ss4 Strakosha dëmtohet sërish, nuk stërvitet me skuadrën para Juves

Strakosha dëmtohet sërish, nuk stërvitet me skuadrën para Juves


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.