Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Top Lajme
  • Pandemia i ka lënë “pa punë” trafikuesit e drogës në Gostivar

Pandemia i ka lënë “pa punë” trafikuesit e drogës në Gostivar

Përskaj negativitetit mbi shëndetin dhe ekonominë, pandemia ka pasur edhe anën pozitive. Kështu, kufizimi i lëvizjes në Gostivar ka ulur për 60 për qind veprat penale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, gjatë kësaj periudhe shënon rritje edhe numri i rasteve të ndriçuara mbi këto vepra kriminale.

Lëvizja e kufizuar gjithashtu ka kontribuar në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të aksidenteve në trafik. Përveç dëmtimit material, ato kryesisht kanë kaluar me pasoja më të lehta.

Sipas statistikave të policisë edhe numri i vjedhjeve është ulur shumë gjatë kësaj periudhe, krahasuar me periudhën e njejtë nga viti i kaluar.

Ndërkohë, edhe numri i kundërvajtjeve kundër rendit dhe qetësisë publike është ulur mbi tre përqind. Për rastet e evidentuara mbi këto vepër penale policia ka ngritur gjithsej 40 kërkesa kundërvajtëse ndaj 55 autorëve. Ndryshe, nga janari, deri në fund të muajt që lamë pas, krimi i përgjithshëm në zonën më të gjerë të Gostivarit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënoi ulje për 13 për qind. Në të njëjtën periudhë, ka pasur rritje prej 70 për qind të zbulimit, pra ndriçimit të rasteve mbi të gjitha llojet e kriminalitetit.

Continue Reading

Previous: Pikëlloheh Forina e Gostivari, ndërroi jetë stomotologu 31 vjeçar
Next: Gostivar, 45 persona ndodhet në vet-izolim, Policia kryen kontrolle

Të ngjashme

157309883_10221355686194315_7679642625069724863_o 3 vjeçari nga Gostivari me tumor, aksion humanitar për ta shpëtuar!

3 vjeçari nga Gostivari me tumor, aksion humanitar për ta shpëtuar!

BUJAR-OSMANI-1-1536x1023 Osmani bashkë me krerët e Bashkësive Fetare në vend diskutuan mbi procesin e regjistrimit

Osmani bashkë me krerët e Bashkësive Fetare në vend diskutuan mbi procesin e regjistrimit

shkolla Pas miratimit të Konceptit për arsim fillor, vijon përpilimi i programeve të reja mësimore

Pas miratimit të Konceptit për arsim fillor, vijon përpilimi i programeve të reja mësimore


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.