Paga mesatare për muajin shkurt është 33 720 denarë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Prill, 2023 20:05

 Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit shkurt 2023 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 113.0.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (21.3%), Informimi dhe komunikimi (18.5%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%).

Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Transporti dhe magazinimi (9.7%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (9.2%) dhe Veprimtaritë e patundshmërisë (6.1%).3

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2023, është 33 720 denarë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Prill, 2023 20:05