Ofertë për bashkëpunim dhe pajisje për kampionin e ri në vallzim modern, Andi Ismaili

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 7 Janar, 2022 13:00

Ofertë për bashkëpunim dhe pajisje për kampionin e ri në vallzim modern, Andi Ismaili

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, sot i ka prezenatuar Andi Ismailit, i cili fitoi titullin kampion bote në Kampionatin Botëror në vallzim modern bashkëkohor në Varshavë të Polonisë, një ofertë për bashkëpunim të ardhshëm me departamentin e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar, si dhe pajisje baleti. I riu dhe i talentuar Ismaili nga Gostivari, i cili është anëtar i studios së vallëzimit “Idance” nga Gostivari, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një nga shfaqjet e baletit që sezonin e ardhshëm do të vendoset në këtë institucion kombëtar.

Duke e uruar për arritejn e lartë, Stefoska theksoi rëndësinë e edukimit dhe mbështetjes institucionale për artistët e rinj dhe të talentuar dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në programet e institucioneve kombëtare. Ajo i uroi shumë suksese në karrierën e tij si Ismailit dhe shumë çmime të tjera në konkurse në mbarë botën. Ministrja e Kulturës, në emër të Ministrisë së Kulturës, i dorëzoi Ismailit mirënjohje për kontributin e dhënë në promovimin e kulturës së RMV-së dhe vallzimit modern në mbarë botën. Ajo shtoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë të tregojë kujdes të lartë për edukimin dhe promovimin e artistëve të rinj.

 Në garën në Poloni, e cila u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar, Ismaili doli kampion bote në garën e mbi 2000 pjesëmarrësve nga 22 shtete të botës, duke përfshirë: Gjermaninë, Turqinë, Serbinë, Norvegjinë, Rusinë etj., kurse me mirënjohej të lartë u kurorëzua edhe në vitin 2019.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 7 Janar, 2022 13:00