Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Shqipëri
  • OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë. Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend.

Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën. Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave. Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera.

Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike, jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.

Continue Reading

Previous: OBSH rekomandon vaksinën e AstraZenecas për të gjitha variantet e virusit
Next: Zbuloni çfarë i bën depresioni trupit dhe si t’i dalloni shenjat e vazhdueshme

Të ngjashme

GREQI-IZOLIMI.00_00_39_20.Still007 8 mijë vaksina nga Pfizer me 15 Mars

8 mijë vaksina nga Pfizer me 15 Mars

auto_kiwi-800x4501613849993 Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

u3-8 Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

info@gostivarisot.mk | marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.