Nusret takohet me nënën e tij pas dy vitesh, merr kritika të shumta

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 10:47

Nusret takohet me nënën e tij pas dy vitesh, merr kritika të shumta

Ai ndau këtë moment me 40 milionë ndjekësit e tij por është përballur me kritika për faktin se nëna e tij qëndron në një vend shumë larg stilit të tij të jetesës.

Videoja ka tërhequr qindra komente, pozitive dhe negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e ti për një shtëpi të re për nënën e tij.

“Ti ke kaq shumë para, pse nuk po jeton nëna jote në një rezidencë”?

“Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blini një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!”, shtoi një tjetër.

Përveç kësaj, një tjetër detaj që ndjekësit nuk kanë pëlqyer është fakti se ai nuk i hoqi syzet e diellit teksa vizitonte të ëmën.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2021 10:47