Nuk respektohet rregullat në vendkalime të shënuara për këmbësorë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Shtator, 2022 10:24

Punonjësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, dje (28 shtator) nga ora 16.00
deri në 20:00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, sa i respektojnë obligimet ndaj
këmbësorëve, si dhe sa i përmbahen këmbësorët rregullave dhe rregulloret e komunikacionit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 27 drejtues mjetesh (TE-26 dhe GV-1) të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, kryesisht në vendkalime të shënuara për këmbësorë.

Për të gjithë janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe janë gjobuar me gjoba të cilat për këtë lloj kundërvajtje varion nga 20 deri në 250 euro në denarë, ndërsa për kundërvajtjet më të rënda
është paraparë masë mbrojtëse – ndalesë e përkohshme e patentë shoferit nga tre muaj deri në një
vit.

Gjithashtu, janë sanksionuar 15 këmbësorë (GV), të cilët kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve të
shënuara për këmbësorë, si dhe 12 (TE) kundërvajtje të tjera në komunikacion.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që gjithmonë të japin
përparësi, gjegjësisht të drejtë që të kalojnë këmbësorët, ndërsa këmbësorët të lëvizin nëpër trotuare dhe të kenë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët, veçanërisht në udhëkryqe dhe ku nuk ka vendkalime të shënuara për këmbësorë. kalojnë. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Shtator, 2022 10:24