NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” planifikon zgjerim të hapësirave gjelbëruese

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 7 Janar, 2022 15:41

NP “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” planifikon zgjerim të hapësirave gjelbëruese

Viti 2021 është përmbyllur me realizim të të gjitha projekteve të parashikuara në ndërmarrjen publike “Parkingjet publie dhe gjelbërimi” në Gostivar. Këtë velësim e bën drejtuesi i kësaj ndërmarrje, Bekim Çelebiu, sipas të cilit theksi në vitin e kaluar është vendosur te shtimi i hapësirave gjelbëruerse, prioritet me të cilin fillon edhe viti 2022.

“Përskaj punëve të rregullta që bëjmë ne me mirëmbajtje, kultivim, zhvillim të hapësirave të gjelbërta, vitin 2021 kemi ndërtuar një park të ri në rrugën ‘Mara Ugrinova’ në afërsi të Stacionit të autobusave, poashtu edhe te parku i ri afër Komunës së Gostivarit, i cili 90 përqind është i kryer, ka mbetur vetëm një pjesë hortikulturore të cilën do ta përfundojmë sa të përmirësohen kushtet me motin. Pastaj, të gjitha bilancet, raportet tre mujore të ndërmarrjes sonë i kemi mbyllur me sukses, kemi bilanc pozitiv dhe urojë të vazhdojmë kështu edhe në vitin 2022”, deklaron Bekim Çelebiu, drejtori i N.P “Parkingjet publike dhe gjelbërirmi”.

Sa i takon parkingjeve publike të qytetit, Çelebiu si sukses të vitit të kaluar e veçon blerjen e softuerit përmes të cilit çdo qindarkë që arkëtohet nga parkingjet, i mbetet ndërmarrjes. Thekson se gjatë këtij viti duhet të nis edhe ndërtimi i tre parkingjeve në kate.

“Te pjesa e Sektorit të parkingjeve, vitin që lamë pas kemi pasur investime prej një milion e gjysëm denarë, kemi blerë softuerin me të cilin ndërmarrja e ka në zotim dhe të gjitha mjetet që grumbullohen nga të hyrat nga parkingu, i mbeten ndërmarrjes dhe nuk kemi më konscesione dhe përqindje ashtu siç ka patur më parë”, deklaron Bekim Çelebiu, drejtori i N.P “Parkingjet publike dhe gjelbërirmi”.

“Parkingjet publike dhe gjelbërimi” edhe sivjet ka rreth 350 mijë euro buxhet. Prej tyre rreth 50 mijë euro janë paraparë për investime, mbi 80 mijë për mirëmbajtje të hapësirave ekzistuese të gjelbërimit dhe prkingjeve. Pjesa e mbetur do të shkojnë për pagat dhe kontributet e të punësuarve në ndërmarrje.

“Këtë viti kemi buxhet prej 22 milionë denarë, i njejti sikurse vitin e kaluar. Tre milionë denarë i kemi paraparë për investime kapitale, këtu bënë pjesë parku i qytetit në anën e djathtë të lumit Varadar. Poashtu, do të rregullojmë park të ri në fshatin Debresh dhe në fshatin Çajlë dhe ngritjen e hapësirave të gjelbërta nëpër banesat kolektive siç e bëmë vitin e kaluar në rrugën ‘Mara Ugrinova’”, deklaron Bekim Çelebiu, drejtori i N.P “Parkingjet publike dhe gjelbërirmi”.

Ndërmarrja Publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” aktualisht ka të punësuar 69 persona, 14 me kontrata të përhershme, të tjerët janë me kontrata të përkohshme pune.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 7 Janar, 2022 15:41