Njihuni me kryesinë e ngushtë të degës së BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 19:46

Njihuni me kryesinë e ngushtë të degës së BDI në Gostivar

Kryesia dhe Këshilli mbikqyrës i degës së Bashkimit Demorkarik për Integrim – BDI në Gostivar të martën në mbremje mbajtën mbledhjen e radhës në të cilën mes të tjerash u bë konstituimi i organeve të degës të dala nga procesi zgjedhor një anëtar – një votë.

Pas konsultimeve të gjëra dhe debatit tejet konstruktiv në mbledhjen e kryesisë, me unanimitet u vendos përbërja e kryesisë së ngushtë të degës, edhe atë: Arta Bilalli – Zendeli, Nexhati Jakupi, Lirim Elmazi dhe Veton Sadiku (FR-BDI), nënkryetarë, Fidan Jusufi – Sekretar, Visar Muça – Sekretar Organizativ, si dhe Sherif Miftari – Sekretar për financa.

Kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi uroj kryesinë e ngushtë me dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me qëllim që me kapacitete të plota e gjitha struktura partiake të vihet në shërbim të qytetarit gostivaras.

Pas konstituimit të kryesisë së re, në mbledhje u diskuta edhe për çështjet kadrovike, ndërsa u hap debat edhe për ecurinë e organizimit të Forumit Rinor – FR, njoftuan nga BDI Dega në Gostivar. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 19:46