Një shtetas turk raporton në polici se është mashtruar në Gostivar
Dje (21-qershor) në ora 13.00 personi A.H.(60) nga Republika e Turqisë në SPB Tetovë ka raportuar se në muajni mars të këtij viti përmes personi M.O.(36) nga Debreshi i Gostivarit, ai dhe 26 persona të tjerë, po ashtu nga Turqia, janë thirrur nga muaji prill për të filluar punët ndërtimore në objektet në zonën e Gostivarit dhe se E.M.(37) nga Gostivari do t’i paguajë rregullisht për punën e tyre.
Por deri pak kohë më parë E.M. ka refuzuar t’u paguajë një shumë të caktuar parash dhe i ka kërcënuar. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.