Një ngjarje e bukur në Gostivar
Në kuadër të ‘Shkollës verore Gostivari 2023″ dhe ekipi i të rinjëve i klubit të shahut “Gostivari”, nën organizimin e po të njejtit klub, nën patronazhin e Komunës së Gostivarit, sot në amfiteatrin e qytetit zhvilluan turnir simultan të shahut ku nxënësit patën rastin të luajnë me Gergana Peycheva-FM dhe Tcveta Galunova-WIM nga Republika e Bullgarisë.
Fjalë përshëndetese pati kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani i cili u uroj fat garuesve dhe uroi që ky eveniment të kthehet në tradicional. Gjithashtu prezent ishte edhe zv. drejtori i Agjensisë për Rini dhe Sport, Isak Lazami i cili pranoi mirënjohje nga klubi i shahut “Gostivari” për mbështetjen dhe kontribut ndaj klubit.
Komuna e Gostivarit falenderon mysafirët dhe organizatorët që zgjodhën Gostivarin për këtë ngjarje të veçantë të cilën uron që të behet tradicionale.



