Një nga veturat e djegura në Shkup është e avokatit Sejfulla Osmani nga Gostivari
Tre vetura janë djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit përball “Manex” tek ura e Bit Pazarit. Një nga veturat e djegura në Shkup është e avokatit Sejfulla Osmani nga Gostivari, njofton Flaka.
Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbardhjen e rastit.

Sipas informatave të MPB së në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetet udhëtuese “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të A.S. nga Shkupi, “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit në pronësi të O.S. nga Gostivari, “Pezho” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. nga Shkupi dhe “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. nga Shkupi”, thonë nga MPB.