Një delegacion i komunës së Gostivarit për vizitë në Edrene të Turqisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Nëntor, 2022 11:35

Një delegacion i komunës së Gostivarit për vizitë në Edrene të Turqisë

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit komunal të Gostivarit, Valbon Limani bashkë me këshilltarët komunal, kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie ndërkombëtare në këshillit komunal Raif Raif dhe pjesë të administratës, u pritën në takim nga Guvernatori i Edrenesë, Hüseyin Kürşat Kırbıyık.

“Në takimin me z. Hüseyin Kürşat Kırbıyık, shprehëm përkushtimin e komunës së Gostivarit për thellimin e bashkëpunimit me komuna nga Republika e Turqisë, bashkëpunimin ekonomik, kulturorë dhe social, këmbim të ideve për shumë çështje të përbashkëta dhe këmbim të kapitalit njerëzor. Bashkëpunimi i parë do të vjen në fushën e arsimit, me vizitë të nxënësve të shkollave të mesme në Edrene, me qëllim të shkëmbimit të përvojave”, njoftoi Limani.

Gjatë qëndrimit atje, u realizuan takime edhe me kryetarin e Shoqatës “Mimar Sinan”-Edrene, Hasan Gymysh dhe koordinatorin e YTB-Edrene, Fatih Ot.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Nëntor, 2022 11:35