Një 43-vjeçar nga Gostivari bie në duart e Policisë. Ja arsyetja!
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, të enjten rreth orës 13:20, kanë privuar nga liria 43-vjeçarin R.J. banues i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ka vjedhur disa mjete nga një strehimore për qentë e rrugës në Gostivar.
Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës kundër R.J. do të vijojë parashtresë përkatëse. Gostivari Sot