Nis sanksionimi i lypsarëve në zonën e Tetovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:53

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, dje (27-tetor) nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë, kanë kryer kontroll të përbashkët në kuadër të aktiviteteve të parapara për ballafaqim me dukuri asociale në zonë, para së gjithash kërkim lëmoshe (lypsarët).

Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48- vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë dhe vende të ndryshme.

Për të dy do të përgatiten parashtresa përkatëse në përputhje me nenin 24 të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:53