Ngjarje tragjike në Zvicër, humb jetën i riu nga Gostivari

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 28 Shtator, 2020 17:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër ku ka humbur jetën i riu nga Gostivari Kujtim Alili. Në një aksident trafiku me motor i riu nga Gostivari me banim në Wil-SG, njofton Gostivari Sot 

Kryetari i Klubit të Motoristëve Shqiponjat në Zvicër,  Safet Baftijaj ka konfirmuar lajmin duke shprehur me këtë rast ngushëllime për familjen Alili nga Gostivari.

“Ne klubi i motoristëve Shqiponjat ne Zvicer njoftojme që dje në një aksident trafiku me Motor ka humbur jetën aksidentalisht antari, shoku dhe vëllau i ynë Kujtim Mahir Alili nga Gostivari me banim në Wil-SG.  Ne si klub dhe unë si kryetar i klubit Shqiponjat jemi tëmërrsisht të shokuar dhe jashtzakonisht të pikëlluar për humbjen e papritshme të vëllaut ton Kujtimit. Kujtimi ishte një pasionant motori si të gjithe në dhe një antar i devotshëm i klubit i cili me krenari barti stemen e Shqiponjës. Ai ishte nje antar i sjellshëm, gazmor dhe i respketuar gjithnje. Kjo humbje krijon një zbrasti dhe pikëllim te  papërshkrueshëm qoft ne familje ashtu edhe ne mesin tone, shprehet Baftijaj.

Ne si klub, vijon ai, i shprehim familjarve të Kujtimit, farefisit, shoqëris, si dhe gjith antarve të klubit ngushëllimet më te sinqerta për humbjen e jetës së tij në kaq moshë të re. Kujtimi do të ngelet gjithmon në mëndjen dhe zëmrat tona.

“Vëlla i dashur Kujtim u prehësh në paqe. Zoti të mëshiroft më parajsë. Të krijuesit jemi dhe tek ai do kthehëmi të gjithe”, shprehet Baftijaj. Gostivari Sot 

 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 28 Shtator, 2020 17:16