Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Nga sot llogaritja dimërore të kohës

Nga sot llogaritja dimërore të kohës

Mbrëmë në orën tre pas mesnate filloi llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës u kthyen një orë prapa, gjegjësisht koha në orën tre do të llogaritet si ora dy, njofton Gostivari Sot

Përveç vendit tonë, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndërrojnë edhe një pjesë e madhe e kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

LLogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Parlamenti Evropian më 4 Mars të vitit të kaluar votoi për heqje të llogaritjes sezonale të kohës nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë vendim përfundimtar, dhe nuk është tërësisht e sigurt se kjo do të jetë ndërrimi i fundit i orëve në BE.

Ndërrimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, bëhet edhe në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Veriore, si dhe në shumë shtete tjera të botës.

Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Korenë Jugore, as në vendet e kontinentit afrikan.

Continue Reading

Previous: Kur aplikohet dhe kush do të marrë subvencione të pagave
Next: Moti do të jetë me diell dhe vranësira

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Bunar-Petrol Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

jahja-kemal “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

“Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.