Nga hapja e ekspozitës Retrospektive të Reshat Ametit

Dje, më 27 tetor 2020, u hap ekspozita retrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti me titull “30 vjet art” në hamamin Daut Pasha. Në hapje, drejtoresha e Galerisë Nacionale Dr. Dita Starova Qerimi theksoi sa vijon:

“Galeria Nacionale, si një shtyllë e artit në vend, e ka kaluar këtë vit në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë globale. Këto kohë janë të vështira për kulturën dhe artin, por misioni ynë në këto kohë duhet të qëndrojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve, pikërisht duke organizuar ngjarje që shënojnë qëndresën kreative të krijuesve. Këtë mbrëmje, nën protokolle të veçanta, ia kushtuam ekspozitës “30 vjet krijimtari” të mikut tonë të dashur dhe të nderuar, artistit të shquar Reshat Ameti “.

Zëvendës Kryeministri, Z. Artan Grubi, një mik i vjetër i autorit, gjithashtu mbajti një fjalim përshëndetës. Fjalimi përmbyllës që shënoi hapjen zyrtare u mbajt nga Ministrja e Kulturës, znj. Irena Stefoska. Në fjalën e saj, Ministrja përshëndeti mikun dhe kolegun e saj Reshat Ameti, i uroi sukses në karrierën e tij të mëtejshme të pikturës, përshëndeti Galerinë Nacionale, drejtoreshën dhe të gjithë ekipin për ngjarjen e mirë-organizuar me protokolle të larta për distancën sociale.

Në hapje morën pjesë përfaqësues të protokollit më të lartë të korpusit politik, Presidenti i Asamblesë së RMV, Z. Talat Xhaferi i cili është një mik i vjetër i Ametit, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës në RMV, si dhe artistë dhe profesorë në universitete publike dhe private. Reshat Ameti me një ton emocional falenderoi të gjithë për praninë e hapjes, miqtë e tij prej një kohe të gjatë, disa miqësi të vjetra dhe tridhjet vjeçare aq edhe sa zgjat puna e tij artistike.

Për publikun e gjerë, ekspozita është në dispozicion në hamamin Daut Pasha çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10 deri në ora 18. Mirësevini!
Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut