Nga fillimi i vitit në Gostivar janë punësuar rreth 250 persona të papunë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:25 Updated

Nga fillimi i vitit në Gostivar janë punësuar rreth 250 persona të papunë

Vitin e ardhshëm çerdhja e re me kapacitet për 100 fëmijë në Gostivari do të vendoset në funksion. Këtë e bëri të ditur ministrja për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska në emisionin “Politica” në televizionin Globi. E pyetur për vendimet në çerdhet e Gostivarit, ajo tha se Komuna ka parashtuar para një jave kërkesë për 10 vende pune të cilat janë liruar nga pensionimet apo dikush e ka lëshuar punën. Trençevska tha se fjalën e fundit për këto vendime e ka Ministria e Financave.

“Para se të vijë këtu i kam marrë të dhënat dhe kërkesa është parashtruar para një jave për dhjetë punësime të reja të cilat janë në bazë të pensionimit dhe largimeve të përhershme nga puna. Për momentin bëhet përllogaritja nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe përgjigjen e fundit e jep Ministria për Financa dhe veç këtyre MPPS mbështet 15 punësime me kohë të pacaktuar në çerdhe”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre në MPPS.

Ajo sqaroi se çmimi për qëndrimet ditore në çerdhe mund të shtrenjtohet, por për këtë vendim duhet të sjellin Këshillat komunal pasi komunat janë themeluese të çerdheve. Edhe nëse ndodh një gjë e tillë, Trençevska tha se çmimi nuk do të jetë shumë më i lartë se ai I tanishmi.

Ajo foli edhe për masat për punësim përmes të cilave tha se nga fillimi i vitit e deri më tani në Gostivar janë punësuar rreth 250 persona të papunë dhe gati gjysma e tyre janë të rinj të moshës deri 29 vjeç.

114 persona të rinj deri në moshën 29 vjeçare nga Gostivari të cilët janë kyçur në Planin Operativ për punësim, gjegjësisht të punësuar. Ato janë punësime përmes Qendrave për Punësim ndërsa Plani është i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa implementues është Agjencioni për Punësim përmes Qendrave për Punësim nëpër komuna. Në pjesën e Programit për vetëpunësim kemi 31 persona të rinj nga Gostivari që kanë fituar grant për vetëpunësim që nënkupton se ka hapur komaninë e vet ndërsa shteti përmes MPPS-së ka siguruar mjetet prej 5 mijë euro për të filluar me biznesin e vetë. Në Gostivar i kam ndarë të rinjtë si një grup qëllimore që është në fokusin tonë, por në Komunën e Gostivar gjithsejt deri me 18.10.2022 në masa janë të kyçur 247 persona”, deklaroi Jovanka Trençevska, ministre në MPPS.

Duke folur për masat anti-krizë ministrja Trençevska tha se të martën e javës tjetër në Kuvend është caktuar komisioni për punë sociale dhe deri në fund të nëntorit pret të sillet ligji për këto masa të paralajmëruar nga Qeveria përmes të cilave kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe pensionistët do të ndihmohen financiarisht. Pagesa e këtyre mjeteve nëse nuk ka bllokim të ligjit në Kuvend do të fillojë nga muaji që vjen. Kategoritë sociale do të marrin maksimumin 200 euro apo nga 50 euro çdo muaj, ndërsa pensionistët maksimum do të marrin 100 euro të cilat poashtu në llogari të tyre do të jenë brenda katër muajve apo nga 25 euro në muaj.

Trençevska, njoftoi se ndihmat për qytetarët kanë mundur të jenë më të mëdha, megjithatë, sipas saj masat mbulojnë një numër të madh të qytetarëve.

Para dy javësh Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe biznese të caktuara. Globi Tv

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:25 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...