Nga e shtuna Ahmeti zbret në Gostivar, një javë takime me qytetarët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Janar, 2023 19:58

Nga e shtuna Ahmeti zbret në Gostivar, një javë takime me qytetarët

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti nga e shtuna me 14 dhjetor dhe deri të shtunën e javës tjetër me 21 dhjetor, do të realizon vizita në shumë vendbanime të Gostivarit.

Me moton “Bashkë për Europë”, z. Ahmeti do të realizon takime informative me qytetarët e Gostivarit, duke filluar nga Çegrani dhe duke e përmbyllur me Forumin Rinor – FR.

Agjenda dhe informimi për takimet që do t’i realizojë Lideri z.Ali Ahmeti me qytetarët në Gostivar, ishin në fokus të mbledhjes së mbajtur sonte me kryesinë, drejruesit e Këshillave Vendore, këshilltarët komunal, zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit të përgjithshëm nga dega e Gostivarit.

Kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi pasi njoftoi strukturën partiake mbi aktivitetin e paralajmëruar, kumtoi agjendën e vizitave të liderit Ahmeti.

Takimi i parë do tē realizohet me 14 janar në Çegran, Restorant City me fillim prej ora 19:00, njoftuan nga dega e kësaj partie politike në Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Janar, 2023 19:58