Nga dita e diel obligative posedimi i pajisjeve dimërore

Që nga dita e dielë (15 nëntor), hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve të detyrushme dimërore në automjete në përputhje me nenin 361 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, detyrimi do të zbatohet, gjegjësishtë do të zgjasë deri më 15 Mars të vitit të ardhshëm, njofton Gostivari Sot
“Gjatë kësaj periudhe, shoferët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit duhet të kenë këto lloje të pajisjece- goma të përshtatshme dimri me një thellësi të caktuar të prrerjeve pneumatike në të gjitha rrotat e makinës ose zinxhirët e dëborës dhe në rastin kur bëhet fjalë për kamionë ose autobusë duhet të
posedojnë mjete dore për pastrimin e dëborës (lopatë)”, shprehen nga Policia e Gostivarit.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën apel shoferëve që plotësisht ta përmbushin këtë detyrim, të përgatisin automjetet në kohë, të kontrollojnë thellësinë e prerjeve të pneumatikëve të tyre dhe nëse është e mundur të vendosin në automjete një pastrues për të hequr borën nga dritaret dhe mundësish një spërgatës për dhkrirjen e xhamave, Shoferëve gjithashtu u rikujtohet që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ngasin në vende me hije të rrugës dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës ose orëve të hershme të mëngjesit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të mbajnë një distancë dhe të mos tejkalojnë vendet të padukshme,në kthesa e kështu me rradhë.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, do të kontrollojë çdo ditë nëse respektohet dhe sa respektohet ky detyrim ligjor nga shoferët, ndërsa gjoba për mos bartjen e pajisjeve të detyrueshme dimërore është 45 euro në kundërvlerë me denarë. Gostivari Sot