Nga ASH mohojnë zërat për takim mes Ahmetit dhe Taravarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2022 14:36

Nga ASH mohojnë zërat për takim mes Ahmetit dhe Taravarit

Sot në disa media elektornike u shpërnda lajmi për një takim mes liderit të BDI, Ali Ahmeti dhe atij të ASH, Arben Taravari rreth mundësisë së hyrjes në qeveri të kësaj të fundit.

Mirëpo, nga ASH konfirmuan për Flaka që lajmi nuk është i vërtetë dhe se nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë paralajmërim për një takim të tillë.

“Nuk ka të vërtetë asgjë”, u përgjigjën shkurt nga ASH për Agjencinë e lajmeve Flaka.

Polemikat në opinion rreth përfshirjes së ASH në shumicën paralmentare, u përhapën pas deklaratës së Taravarit që nëse do të ketë ndonjë iniciativë nga shumica parlamentare, e njejta do të shqyrtohet nga organet partiake. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Tetor, 2022 14:36