Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Nga 1 korriku do të fillojë lëshimi i pasaportave me emrin e ri kushtetues

Nga 1 korriku do të fillojë lëshimi i pasaportave me emrin e ri kushtetues

Nga 1 korriku i këtij viti do të fillojë lëshimi i dokumenteve të reja të udhëtimit  të shtetasve të vendit me emrin e ri kushtetues, parashikon mes tjerash Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili kaloi sot në lexim të parë në seancën e Komisionit kuvendor për siste politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Propozim-ligji në seancë kaloi pa debat dhe u dha për veprim të mëtejshëm.

Siç shpjegoi përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Vesna Dorevska, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit kryhet harmonizim me dispozitat e Ligjit për përdorim të gjuhëve, si dhe harmonizim me Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Njëherësh, me miratimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve, mes tjerash detyrimet të cilat dalin nga ai, u imponua edhe nevoja e harmonizimit të formularëve   të dokumenteve personale që i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme. Për dokumentet e udhëtimit si dokument personal të qytetarëve, kryhet harmonizim në pjesën e mënyrës së shtypjes së formularëve për dokumentet e udhëtimit dhe mënyrën e vendosjes  së të dhënave në to, me qëllim të harmonizimit gjithëpërfshirës  të zgjidhjes ekzistuese ligjore me zgjidhje ligjore të paraparë në Ligjin për përdorim të gjuhëve, si dhe në pjesën e implementimit ligjor të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në shtet,  ashtu edhe në definimin terminologjik të kategorive të ndryshme të qytetarëve të bashkësive etnike, në mënyrë që është përcaktuar në Ligjin për përdorim të gjuhëve.

Përveç asaj që është theksuar, është paraparë edhe harmonizim të Ligjit me Amendamentin  XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga aspekti i afatit në zëvendësim të dokumenteve të udhëtimit ekzistuese të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” me dokumente të udhëtimit me emrin e ri kushtetues të shtetit, duke e respektuar afatin e paraparë në nenin 3 të Ligjit kushtetues për zbatimin e Amendamenteve  nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës, gjegjësisht pesë vjet nga hyrja në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.

Formularët e dokumenteve të udhëtimit dhe të vizave, theksohet, shtypen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e tij cirilik, me përkthim në gjuhën angleze dhe frënge dhe shkrimin e tyre. Të dhënat të cilat vendosën në dokumentin e udhëtimit shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimit të tij cirilik dhe në  shkrimin bazë latin, përveç shenjave ndërkombëtare (kodeve), që shkruhen në pajtim me standardet e përcaktuara ndërkombëtare.

“Formularët e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas detyrës zyrtare shtypen edhe të dhënat në to shkruhen edhe në gjuhën dhe shkrimin që e përdor qytetari. Formularët e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të cilët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase që e flasin më pak se 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tyre, shtypen edhe në gjuhën dhe shkrimin që e përdor qytetari. Me kërkesë të tyre personale, të dhënat që vendosen në dokumentin e udhëtimit shkruhen edhe në gjuhën dhe shkrimin që e përdor qytetari. Gjithashtu, me kërkesë të tyre personale të dhënat për emrin personal që vendosin në dokumentin e udhëtimit shkruhen edhe në gjuhën dhe shkrimin që e përdor qytetari”, qëndron në kumtesë.

Propozim ligji përmban dispozitë kalimtare e cila parashikon se dokumentet e udhëtimit të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” të lëshuara deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në afatin e vlefshmërisë që është specifikuar  në dokumentin e udhëtimit, por jo më gjatë se 12 shkurti i vitit 2024. Ndryshimi i propozuar është në drejtim të harmonizimit të ligjit me afatin e paraparë në nenin 3 të Ligjit kushtetues për zbatimin e Amendamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë gjegjësisht pesë vjet nga hyrja në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.  Ligji, sipas propozimit, duhet të hyjë në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të fillojë të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2021.

Continue Reading

Previous: Mërgimtarët do të mund të regjistrohen online
Next: Nis paraqitja për vaksina kundër Kovid-19

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.