Neymar afër nënshkrimit të kontratës së re me PSG-në

Braziliani Neymar Da Silva, është në prag të nënshkrimit të kontratës së re me PSG.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Neymar është pranë nënshkrimit të një kontrate që do ta mbajë atë në Paris deri në qershorin e vitit 2026.
Romano po ashtu deklaroi se sulmuesi brazilian do të ketë një bonus të madh të përfshirë në kontratë në rast se PSG fiton Ligën e Kampionëve në vitet e ardhshme.
Neymar në këtë edicion për skuadrën franceze është paraqitur 19-të herë duke shënuar 13-të gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat.