Nesër shfaqet “Loja e pambaruar”, në skenën e Qendrës për Kulturë në Gostivar
Nesër me fillim prej ora 19:00 në Qedrën për Kulturë në Gostivar do të prezantohet shfaqja teatrale “Loja e pambaruar”, në skenën e Qendrës për Kulturë në Gostivar.
Shfaqja vjen nën regji të aktores së mirënjohur, Vjollca Baftiu Zylbehari. Në rolin kryesor është Labinot Salija, një djalosh shumë Intelegjent i cili me karrocën e tij elektrike ëndërron ti vizitoj shtatë mrekullitë e botës.
Përkrah tij në këtë shfaqe aktrojnë edhe fëmijtë të grupit të aktrimit pranë Qendres për Kulturë.
Shfaqja është e organizuar nga Qendra për Kulturë Gostivar dhe është financuar nga Ministria e Kulturës. Gostivari Sot
