Nesër në Forinë organizohet pritje për kryeministrin Talat Xhaferi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2024 21:37

Nesër në Forinë organizohet pritje për kryeministrin Talat Xhaferi

Nesër në sheshin e fshatit Forinë do të organizohet pritje për kryeministrin Talat Xhaferi. Organizimi vjen nga Këshilli Vendor i BDI-së në këtë lokalitet.

“Me kënaqësi të madhe, ju ftojmë që nesër 30.01.2024 – e martë, me fillim në ora 17:00 në qendën e fshatit Forinë, të merrni pjesë në pritjen historike e kombëtare të kryeministrit të parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, në vendlindjen e tij”, thuhet në njoftimin e dërguar në media nga Këshilli Vendor i BDI-së në Forinë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Janar, 2024 21:37